(Video) Përjetësohen kollosët e futbollit shkodran: Sabah Bizi-Medin Zhega-Ramazan Rragami-Paulin Ndoja. AF Vllaznia, vendos Pllakatin në hyrje të stadiumit “Reshit Rusi”, aty ku brezat e rinj të futbollit shkodran marrin motivin e të luajturit futboll

Lexo

- Reklamë -spot_img

Përmes një ceremonie emocionuese dhe shumë kuptimplote organizuar nga ana e KF Vllaznia, AF Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër, është zbuluar pllakata e vendosur në hyrje të stadiumit “Reshit Rusi” me portretet e katër kollosëve të futbollit shkodran, Sabah Bizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami dhe Paulin Ndoja.

Sipas drejtorit të AF Vllaznia Alban Hasani, vendosja e kësaj pllakate në këtë vend me këtë kuartet mjeshtrash të mëdhenj të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, ka misionin e qartë në vetvete, pasi aty ku çdo ditë stërviten dhe formohen brezat e rinj të Akademisë Vllaznia, dhe padyshim është një inspirim më shumë për ecurinë e karrieres së tyre sportive që ëndërrojnë të ndjekin të njëjtën rrugë.

Krahas futbollistëve të AF Vllaznia, të pranishëm ishin edhe dy prej pjesëtarëve të familjeve sportive që përkujtuar në pllakat, djali i Sabah Bizit, Brikenoja që vazhdoj me sukses rrugën e të atit, sot trajner i Vllaznisë B, si dhe vëllai i Paulin Ndojës, Franci, që ndoqi traditën e të vëllait në ruajtjen e portës së Vllaznisë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Brikeno Bizi, shfaqet shumë i emocionuar për nderimin që iu është bërë këtyre katër figurave të mëdha të futbollit shqiptar, mes të cilëve edhe të babait të tij, Sabah Bizi.

Ndër të tjera, ai shpreh besimin e plotë, se brezat e futbollistëve të rinj të sotëm dhe të atyre që do të vijnë më pas, sa herë të futen dhe të dalin nga kjo fushë sportive, do të kenë rastin të marrin me vete mesazhin e modelit të këtyre mjeshtrave duke kërkuar të ecin në gjurmët e mjeshtrisë së tyre.

(Video) Pamje nga ceremonia e vendosjes së pllakatës në hyrje të stadiumit “Reshit Rusi” në nderim të legjendave të futbollit shqiptar: Sabah Bizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, si dhe prononcimin trajnerit të Vllaznisë B, Brikeno Bizi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU   

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img