Teuta mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Vllaznisë,Antoni vendos në minutën e dytë shtesë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” në një 45-minutësh të luftuar dhe me disa episode të diskutueshme.

Sfida nisi me ritëm me Vllazninë që kërkoi të shfaqej rrezikshëm përmes Muratajt dhe Arifit,ndërsa Teuta tentoi të shfrytëzonte shpejtësinë e Antonit,Malës dhe Tolit në repartin ofensiv.
Në minutën e 28-të Kallaku provoi nga distanca por Jukaj reagoi mirë duke grushtuar goditjen e ish-shokut të tij të skuadrës.
Pak minuta më vonë edhe Mala tentoi me një goditje diagonale por pa gjetur kuadratin.
Një nga episodet më të rëndësishme të pjesës së parë erdhi në minutën e 35-të kur Musta ndërhyri ndaj Arifit dhe u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë.
Situata u verifikua gjatë në VAR për një karton të mundshëm të kuq por pas rishikimit të pamjeve gjyqtari Erjon Bylykbashi vendosi se nuk kishte faull duke anulluar si ndërhyrjen ashtu edhe kartonin e verdhë.
Në fund të pjesës së parë u akorduan plot nëntë minuta shtesë dhe pikërisht në këtë interval erdhi goli që ndryshoi rezultatin.
Në minutën 45+2 Boçi avancoi mirë nga e majta dhe pasoi në qendër aty ku Antoni devijoi saktë topin në rrjetë për avantazhin 1-0 të Teutës.
Durrsakët patën mundësi të tjera edhe në minutat e fundit me Tolin që shërbeu sërish për Antoni por këtë herë tentativa e sulmuesit nuk gjeti portën.
Nga ana tjetër Vllaznia provoi të reagojë m Muratajn dhe Gurishtën pa arritur të barazoj.
Pas 45 minutave të para dhe nëntë minutave shtesë Vllaznia-Teuta u mbyll 0-1 me Antoni që deri tani bën diferencën në Shkodër.
Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Tjetër humbje e Vllaznisë. Teuta triumfon në “Loro Boriçi” dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë. Kuqeblutë mbeten në fund me vetëm...

Vllaznia-Teuta 0-2(Shënues: Antony 45+2',51') Kartonë të verdhë:Marku 90+2'/Toli 45+8',Fangaj 58',Zhongo 74' Vllaznia:Jukaj,Gurishta,Pusi,Randi(Avduli 56'),Murataj,Qato(Marku 81'),Dros(Bardhi 71'),Musta,Bizi(Tafili 46'),Balaj(Perez 71'),Tunkara Trajner:Ergi Borshi Teuta:Bernardoni,Fangaj,Zhongo,Përgjoni,Toli(Bajrami 87'),Mala(Jazxhi...
- Advertisement -spot_img