(Video) Tjetër humbje e Vllaznisë. Teuta triumfon në “Loro Boriçi” dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë. Kuqeblutë mbeten në fund me vetëm 2 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Teuta 0-2(Shënues: Antony 45+2′,51′)

Kartonë të verdhë:Marku 90+2’/Toli 45+8′,Fangaj 58′,Zhongo 74′

Vllaznia:Jukaj,Gurishta,Pusi,Randi(Avduli 56′),Murataj,Qato(Marku 81′),Dros(Bardhi 71′),Musta,Bizi(Tafili 46′),Balaj(Perez 71′),Tunkara Trajner:Ergi Borshi

Teuta:Bernardoni,Fangaj,Zhongo,Përgjoni,Toli(Bajrami 87′),Mala(Jazxhi 68′),Uotlai(Maçolli 65′),Arifi,Boçi,Kallaku(Daci 87′),Antoni(Pedro 68′) Trajner:Edlir Tetova

Gjyqtarë:Erjon Bylykbashi,Emigers Ganxhi(Elbasan),Aurel Topi(Patos),Albano Stolaj(Tiranë) Var:Eldorjan Hamiti(Lezhë) Avar:Egli Menkshi(Tiranë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)

Teuta vazhdon marshimin në këtë fillim kampionati dhe konfirmon momentin e shkëlqyer edhe në javën e pestë.

Durrsakët triumfuan 0-2 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” duke mar fitoren e katërt radhazi dhe duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve.

Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Antoni autor i të dy golave të sfidës.

Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë,ndërsa vetëm pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë realizoi edhe golin e dytë që vulosi suksesin e Teutës.

Skuadra e Edlir Tetovës tregoi edhe një herë qetësi organizim dhe efikasitet,duke mar maksimumin në një transfertë të vështirë dhe duke ruajtur e vetme kreun e renditjes.

Me 13 pikë pas pesë javësh Teuta do t’i ndjek e qetë ndeshjet e tjera të kësaj jave, duke ditur se pozita e saj në krye nuk vihet në diskutim menjëherë.

Në krahun tjetër situata bëhet gjithnjë e më e vështirë për Vllazninë.

Kuqeblutë regjistrojnë humbjen e tretë radhazi në kampionat mbeten në kuotën e dy pikëve dhe ende nuk e kan provuar shijen e fitores në këtë sezon.

Një tjetër mbrëmje për tu harruar për shkodranët dhe një tjetër sinjal force nga Teuta që për momentin po konfirmohet si skuadra e momentit në elitën e futbollit shqiptar.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img