(Video) KF Shiroka fiton në shtëpi, mund Partizanin B me golat e Kaçubeles dhe Vucajt. Java e dytë e Kategorisë së Dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Shiroka-Partizani B  2-1(Shënues: Vildan Kaçubela 18’, Erjon Vucaj 28’/Jeben Tambwe 23’)

Shiroka ka mareë një fitore me shumë vlerë përballë Partizanit B, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, takim ky i vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë së Dytë, grupi A.

Skuadra shkodrane e drejtuar nga spanjolli Paolo Rios, e nisi takimin me ritëm të lartë dhe kërkoi që në minutat e para të vendoste kontrollin e lojës.

Përpjekjet e vendasve u shpërblyen në minutën e 18-të, kur Kaçubela arriti të dërgonte topin në rrjetë dhe ti jepte Shirokës avantazhin 1-0.

Pësimi i golit bën që trajneri i Partizanit B, Alfred Deliadhisi të orientojë skuadrën me forca të shumta sulmuese Partizani B. Dhe, reagimi ishte i menjëhershëm, dhe vetëm pesë minuta më vonë riktheu baraspeshën me golin e shënuar nga Tambwe në minutën e 23-të, i cili u tregua i saktë në finalizim e aksionit.

Barazimi rihapi takimin, por gjithnjë duke pasur në fushë një Shirokë që nuk u tërhoq duke vazhduar të kërkonte golin e avantazhit.

Si rezultat i presioni në portën e Partizanit, vjen penalltia e akurduar nga gjyqtari Latifi në minutën e 28-të, ku përgjegjësi e ekzekutimet e merr si gjithmonë kapiteni Erjon Vucaj duke mu treguar i saktë në goditje dhe duke rikthyer skuadrën e tij në avantazh, 2-1.

Pas tre golave të shënuar brenda dhjetë minutash sfida vijoi e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan të ndryshonin sërish rezultatin, Shiroka për të gjetur golin e tretë të qetësisë dhe Partizani në kërkim të golit të barazimit.

45 minutat e para mbyllen me avantazhin e shirokasve me rezultatin 2 me 1, ndërkohë që në pjesën e dytë, në fushë spikat një Partizan shikon më shumë drejt portës kundërshtare duke tentuar të gjente golin e barazimit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Shiroka nën dirigjimin e kapitenit Vucaj, edhe pse i kushton më shumë kujdes administrimit të rezultatit, me anë të kundrasulmeve, shfaqet disa herë shumë e rezikshme në portën e mbrojtur nga portjeri i Partizanit, Babe.

Megjithatë, minutat e fundit janë shumë emocionuese, kjo edhe për faktion se kërcënoi disa herë portën e Shirokës, por forma e mirë e portjerit Endri Lujkaj mban të paprekur portën e tij.

Në këtë mënyrë, pas 6 minutave shtesë të akorduar nga gjyqtari i katërt Sulko, rezultati mbetet ai i pjesës së parë, Shiroka 2 dhe Partizani B, 1 duke siguruar tre pikët e para të KF Shiroka në dy dy javë kampionat, pasi në javën e parë u mund në transfertë nga Erzeni i Shijakut 2-1.

(Video) Pamje nga ndeshja Shiroka-Partizani B(2-1) si dhe prononcimet e trajnerëve kundërshtarë, Paolo Rios(Shiroka) dhe Alfred Deliadhisi(Partizani B), mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img