Egnatia-Partizani 2-1(Shënues: Lukilin 31’, Albanese 71’/ Murataj 73’)
Egnatia ka marr një fitore të rëndësishme në javën e pestë të “Abisnet Superiore” duke mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1 dhe duke vazhduar ndjekjen ndaj Teutës kryesuese.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede tregoi më shumë iniciativë gjatë sfidës dhe arriti të konkretizonte epërsinë e saj me dy gola.
Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 31-të me Lukilin i cili gjeti rrugën e rrjetës për të vendosur rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë Egnatia vijoi të ishte kërkuese dhe në minutën e 71-të dyfishoi shifrat me Albanese duke mar një avantazh të rëndësishëm për vazhdimin e takimit.
Partizani arriti të shkurtonte diferencën me mesfushorin Murataj në minutën e 73-të por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Minutat në vazhdim shoqërohen me me një këmbëngulje të skuadrës së kuqe në kërkim të golit të barazimit, por në përgjithësi kampionët në fuqi u shfaqën më imponues dhe më këmbëngulës në lojë duke administruar më mirë momentet kryesore të sfidës dhe duke siguruar tre pikë me shumë vlerë.
Me këtë sukses Egnatia vazhdon të qëndroj në ndjekje të Teutës kryesuese vetëm një pikë larg durrsakëve,ndërsa Partizani largohet nga Rrogozhina pa pikë.
Fatos LAMAJ


