Kupa “Miqësia 2026”, aktivitet ky i organizuar me iniciativën e veteranit të futbollit shkodran, Hysen Zmijani, mbështetur nga Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia, rikthehet për herë të dytë radhazi në qytetin e Shkodrës.

Ndeshjet do të zhvillohen pasditen e sotme(e hënë 21 shtator 2026) në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 17:30 me pjesëmarrjen e katër ekipeve të veteranëve të futbollit: Vllaznia, Flamurtari, Kombëtarja e Shqipërisë dhe “Michigan United Eagles”, ekip ky i përbërë nga futbollistë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë që fitues i edicionit të parë të kësaj kupe, e cila po shndërrohet në tradicionale, e ka fituar ekipi i veteranëve të Vllaznisë me trajnerin Hysen Dedja, i cili mundi në finale ekipin“Michigan United Eagles” me rezultatin 1 me 0, falë golit të shënuar nga Valdanon Nimani.
(Video) Kupa “Miqësia 2025”, fituar nga veteranët e Vllazninë.
Gaspër MARKU


