Foto Lajm-Klodian Duro nën shoqërinë presidentit të KF Vllaznia Alban Xhaferi. I lakuar si kandidat për pankinën kuqeblu, foto në fjalë aludon për një diskutim të tillë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Për Klodian Duron, dita e djeshme ka qënë e përshirë, jo vetëm në emocionet e konkurimit në Kupën “Miqësia 2026” të organizuar në Shkodër me pjesëmarrjen e katër ekipeve të veteranëve: Vllaznia, Flamurtari, Kombëtarja e Shqipërisë dhe “Michigan United Eagles”, por edhe në opinionet e përhapura si një nga kandidaturat për postin e trajnerit të Vllaznisë.

Për një gjë të tillë ai është prononcuar edhe në intervistat dhënë gazetarëve shkodranë, ku ndër të tjera, ai shprehet: Jam shpallur kampion me Vllazninë dhe e kam ëndërr ta shpall kampion edhe si trajner!

Ndërkohë, jo pak është diskutuar edhe gjatë mbrëmjes festive të organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” ku nuk munguan ngacmimet e të pranishmëve në adresë të Duros. Por, ajo që i shtoi edhe më shumë komentet rreth kësaj teme, ishte qëndrimi për disa minuta i  Klod Duros nën shoqërinë e presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi dhe kolegut të tij Lazër Matija, i lakuar këto ditë që do të marrë postin e adminitratorit të klubit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img