(Video) Peshëngritje-Vllaznia, fituese e Kupës së Republikës për U23. Protagonistë të suksesit, kampionët: Saimir Lagja, Antonino Mullisi dhe Klevis Bazi

Lexo

- Reklamë -spot_img

E kemi theksuar edhe më herët që në Shkodër po rritet një brez i ri i talentuar i sportit të peshëngritjes. Për këtë dëshmojnë edhe vetë rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit, kur Vllaznia nën drejtimin e trajnerit Artur Lagja, ka fituar radhazi titujt kampionë me kategoritë e moshave U15, U17, U20.

Ndërkohë, që trofeu më i fundit është ai Kupës së Republikës për kategorinë U-23, ku Vllaznia shpallet kampion duke fituar trofeun përkatës.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kryetrajneri i Vllaznisë Artur Lagja shprehet i kënaqur për ecurinë pozitive të peshëngritjes shkodrane, ku teksa përgëzon talentët Saimir Lagja, Antonino Mullisi, Klevis Bazi që u shpallën kampionë individual në peshët e tyre, kërkon vlerësimin dhe mbështetje e duhur nga strukturat e qeverisjes vendore.

Në vijim, Lagja bën të ditur se me dy kampionët Saimir Lagja dhe Antonino Mullisi, Vllaznia do të përfaqësohet në Kampionatin Europian U23 që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Durrës.

(Video) Prononcimin e plotë të kryetrajnerit të Vllaznisë në peshëngritje, Artur Lagja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img