(Video) Boks-Vllaznia gati për fitimin e titullit të 28 kampion. Federata ndryshon papritur formulën e konkurimit, nga 15 pesha në 10, çka dëmton formacionin e Vllaznisë, por kuqeblutë janë të vendosur për fitimin e trofeut

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipi i Vllaznisë në boks është gati për Kampionatin Kombëtar të boksit për të rritur, aktivitet që është planifikuar të zhvillohet me datë 9 tetor në Tiranë.

Një kampionat ky që pritet të jetë shumë i luftuar, pasi krahas Vllaznisë që vazhdon të jetë ekipi pretendent kryesor për titull, këtë vitë titullin e synojnë edhe ekipet e tjera.

Madje, sipas drejtuesve kryesorë të boksit shkodran, Kryetrajnerit Zef Gjoni dhe trajnerit Lazarin Vila,  me ndërhyrjen edhe të ekipeve të tjerë rivale që janë mirëorganizuar për të mposhtur Vllazninë, Federata Shqiptare e Boksit, ndryshon papritur formulën e konkurimit, nga 15 pesha në 10, çka dëmton formacionin e Vllaznisë, të cilët prej kohësh përgatiten me këtë formacion.

Por, megjithatë, kuqeblutë janë të vendosur që edhe pse me këtë ndryshim të formulës, të sjellin në Shkodër trofeun e titullit të 28-të kampion, që deri më sot nuk e ka arritur akoma asnjë ekip tjetër në Shqipëri.

(Video) Prononcimin e potë të trajnerit të Vllaznisë, Lazarin Vila, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img