Mundi Bjellorusinë, trajneri Rolando Maran, i lumtur që e nisi me fitore: Jam i lumtur që tifozët tonë e panë skuadrën të luante mirë. Jemi të lumtur!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Shqipërisë, Rlando Maran, pas ndeshjes, Shqipëri-Bjellorusi, 2-0

Berat Gjimshiti u shpreh se u surprizuan nga Bjellorusia, ndërsa Maran nuk ndan të njëjtin mendim.

“E prisja. Djemtë kanë interpretuar çdo gjë që punuam gjatë javës. Jam i lumtur që tifozët tonë e panë skuadrën të luante mirë. Jemi të lumtur.

Të dy mund ta interpretojnë mirë ndeshjen. Në fillim duhet të ruanim hapësirat, në momentin që hapen hapësirat në pjesën e dytë ishte Uzuni. Thjesht çështje karakteristikash.

Nuk jam surprizuar nga Bjellorusia. E dinim që e vështirë. Sipas statistikave, kishim 20 gjuajtje. Ka pasur gjashtë ndeshje me rezultat pozitiv. Patëm vështirësi në fillim, por arritëm me kalimin e kohës që të gjenim vetveten.

Kur luan kështu mirë, vështirë të gjesh lojtarin më të mirë. Mendoj se duhet të vlerësohet shpirti i skuadrës dhe sakrificës. Të gjithë lojtarët e kanë bërë shumë mirë.

Muçi? Muçi është një lojtar me kualitet të madh. Nuk mendoj se duhet të kemi vetëm një lojtar si pikë reference.

Festa? Festoj me të gjithë, jam i lumtur që Hysaj dha asist. Jam i lumtur për Muçin. I rëndësishëm për të dhe për ne. Po bënim mirë dhe erdhi goli në momentin më të mirë. Dua t’i bëj komplimente skuadrës, mund ta mbyllnim ndeshjen me më tepër gola”, u shpreh Maran për “Klan TV”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img