Prononcimi i kapitenit të Kombëtares, Berat Gjimshiti, pas ndeshjes, Shqipëri-Bjellorusi 2-0
“Ka për t’u përmirësuar, është vetëm fillimi i trajnerit Maran. Një Ligë e Kombeve e re, për një kualifikim në Europian. Në topat e dytë ishin më agresivë dhe fituan më shumë duele. Me kalimin e kohës morëm në dorë lojën, shkuam në avantazh, u bë më e thjeshtë.
Aspekti fizik dhe mental është shumë i rëndësishëm. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të japim maksimumin për të arritur diçka me Kombëtaren.
Lista kush e gjuan penalltinë është e përcaktuar. Asllani është i pari, Rei i dyti. Është më mirë për ne, kur gjuajtësit shënojnë”, deklaroi Gjimshiti.


