(Video) Nis Kampionati Kombëtar i futbollit femra. Vllaznia kampione mund 0-10 Atletik Klub. Spikasin Megi Doçi dhe Klaudia Borçi me tripleta

Lexo

- Reklamë -spot_img

Atletik Klub Shkodra-Vllaznia 0-10(Shënuese: Megi Doçi 7’, 65’, 69’, Klaudia, Borçi 15’, 61’, 73’, Ine Aas 17’, 30’,  Xhesika Ndoj 50’, Ajdena Mustafaj 67’)

I nisur pak me vonesë për shkak të problematikës së shfaqur tek KFF Vllaznia, si rezultat i dorëheqjes së presidentit Lazër Matija, Kampionati Kombëtar i Futbollit të femrave për kategorisë Superiore ka luajtur javën e parë këtë fundjavë.

Sipas kalendarit të sektorit të garave pranë FSHF-së, java e parë ka vënë përballë njëra-tjetrës ekipet Atletik Klub Shkodra-Vllaznia. Një derbi shkodran ky që vjen për herë të tretë radhazi në javën e parë të kampionatit.

Edhe pse situata në kampin kuqeblu të Vllaznisë vazhdon të jetë paksa konfuze në lidhje me vazhdimësinë e kësaj skuadre, e cila në pritje të zyrtarizimit të presidentit të ri ka humbur dy prej lojtareve titullare amerikane, vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka, treguan seriozitet dhe mobilizim maksimal në fushën e lojës.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” nën drejtimin e një treshe lezjhjane me kryesore Egla Pjetrushin, me Atletikun e drejtuar nga trajneri Elis Legata pritës dhe Vllazninë udhëtuese, ka nisur me një gol të shpejtë nga kapitenia Megi Doçi duke tundur rrjetën kundërshtare që në shtatën minutë. Më pas kanë ardhur edhe tre gola të tjerë për Vllazninë me autore Klaudio Borçi 15’ dhe dopieten e Ine Aas 17’, 30’, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 0 me 4.

Diferencat në organikë dhe kualitet bëjnë që epërsia e Vllaznisë të vazhdojë edhe në 45 minutat e dyta, të cilat prodhojnë edhe gjashtë gola të tjerë në portën e Atletikut me autore Xhesika Ndoj 50’, Borçin 61, 73’, Doçin 65’, 67, Ajdena Mustafën 67’.

Megjithë përpjekjet e vajzave të reja të Atletikut, ato nuk arriten gjejnë asnjëherë rrjetën e Vllaznisë duke pranuar fitoren e Vllaznisë me rezultat të thellë 0-10. Madje, duhet thënë, se falë goditjeve të forta dhe mjeshtrore të Megi Doçit, rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por për këtë u bë pengese portjerja e Atletikut, Eloisa Margjeka, e cila spikati me disa pritje dhe grushtime të sakta duke dhënë premisat e një portjere me të ardhme.

(Video) Përmbledhje e ndeshjes Atletik Klub-Vllaznia 0-10.(Superiore Femra-java e parë). Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img