SHQIPËRIA SYNON FITOREN E DYTË NË LIGËN E KOMBEVE, KUQEZINJTË KËRKOJNË GOLEADË NDAJ SAN MARINOS PËR KREUN E GRUPIT

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sërish në fushën e lojës mbrëmjen e sotme ku në orën 20:45 do të përballet në transfertë me San Marinon në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Pas suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë kuqezinjtë synojnë të regjistrojnë një tjetër fitore këtë herë me një rezultat sa më të thellë duke mar parasysh edhe llogaritë për vendin e parë në grup ku diferenca e golave mund të luaj një rol të rëndësishëm në rivalitetin me Finlandën.

Për këtë përballje stafi teknik pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar me qëllim freskimin e skuadrës dhe menaxhimin e ngarkesës fizike të futbollistëve pa cenuar objektivin kryesor që mbetet marrja e tri pikëve.

Në repartin e mbrojtjes Sina dhe Mitaj jan dy prej alternativave që mund ta nisin takimin nga minuta e parë ndërsa Gjimshiti dhe Ismajli pritet të ruajnë vendet e tyre në qendër të prapavijës.

Për Sinën aktivizimi nga minuta e parë do të përbënte edhe debutimin me fanellën kuqezi.

Ndryshime mund të ketë edhe në mesfushë ku Shehu pritet të luaj përkrah Asllanit duke garantuar ekuilibrin mes fazës mbrojtëse dhe organizimit të lojës.

Në repartin ofensiv vëmendja do të jetë te Muçi i cili vjen pas golit të realizuar në përballjen e fundit ndaj Bjellorusisë.

Në krahun tjetër pritet të aktivizohet Anis Mehmeti ndërsa për majën e sulmit Rei Manaj shihet si alternativa më e mundshme përpara Dakut.

Përfaqësuesja shqiptare do të kërkojë ta mar kontrollin e lojës që në minutat e para duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit dhe duke shfrytëzuar mundësitë për të gjetur sa më shpesh rrugën e rrjetës.

Përballë një kundërshtari si San Marino objektivi i kuqezinjve nuk është vetëm fitorja por edhe përmirësimi i diferencës së golave,një element që mund të rezultoj vendimtar në garën për kreun e grupit.

Gjithçka mbetet për t’u parë në fushën e lojës ku Shqipëria do të kërkoj të konfirmoj suksesin ndaj Bjellorusisë dhe të hedhë një tjetër hap drejt objektivit të saj në Ligën e Kombeve.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img