Ndërkohë që kuqeblutë e drejtuar nga zëvendëstrajneri Ergi Borshi vazhdojnë përgatitjet në pritje të rifillimit të kampionatit, i cili është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar, presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi po merr pjesë në një aktivitet të rëndëisishëm që po zhvillohet në Danimarkë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kreu i kuqebluve, Alban Xhaferi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Në Kopenhagë, në 33rd EFC General Assembly, mes klubeve të futbollit europian.
Krenari dhe përgjegjësi të përfaqësoj KF Vllaznia në këtë forum të rëndësishëm, duke forcuar marrëdhëniet dhe pozicionin e klubit tonë në familjen e madhe të futbollit europian.
Vllaznia, gjithmonë me ambicie përpara! ”, shkruan presidenti Xhaferi.


