NJOFTIM PËR KUFIZIMIN E QARKULLIMIT – MINI MARATONA E SHKODRËS 2026
Bashkia Shkodër njofton qytetarët se të dielën, më 4 tetor 2026, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në segmentet rrugore ku do të zhvillohet Mini Maratona e Shkodrës.
Kufizimet do të përfshijnë këto rrugë dhe pika të itinerarit:
- Sheshin para Bashkisë Shkodër, ku do të jetë nisja dhe përfundimi i garave, si dhe segmentin përkatës të rrugës “13 Dhjetori”.
- Bulevardin “Zogu I”, përgjatë itinerarit të garës, përfshirë rrethrrotullimin dhe kryqëzimet lidhëse.
- Bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”, në segmentet ku kalojnë pjesëmarrësit dhe në pikën e kthimit të garës.
- Rrugën “Gjuhadol”, në segmentet e përfshira në itinerar dhe kryqëzimet përgjatë tij.
- Rrugën “Qemal Draçini”, në segmentin e garës dhe në lidhjen me rrugën “Gjuhadol”.
- Lidhjet rrugore të itinerarit me qendrën e qytetit, në drejtim të sheshit para Bashkisë.
Kufizimet do të zbatohen edhe në hyrjet nga rrugët anësore që lidhen me segmentet e garës, sipas orientimeve të punonjësve të Policisë në terren.
Qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve u kërkohet:
- Të planifikojnë lëvizjet përpara orës 09:00 ose pas orës 12:00.
- Të përdorin rrugë alternative jashtë itinerarit të maratonës.
- Të shmangin parkimin përgjatë segmenteve ku zhvillohet gara dhe të mbajnë të lira hyrjet e kryqëzimet.
- Të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë dhe stafit organizativ.
Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit do të jenë në gatishmëri pranë qytetarëve, për orientimin e trafikut, ndihmën ndaj tyre dhe garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve.
Rihapja e segmenteve do të bëhet sipas udhëzimeve të Policisë, pas kalimit të pjesëmarrësve dhe sigurimit të rrugës.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin


