(Video) Shkodra i jep lamtumirën ish futbollistit kampion të Vllaznisë, Ismet Hoxha. Homazhe në stadiumin “Loro Boriçi”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me homazhet e organizuara paraditen e së premtes në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”, Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit ish futbollistit kampion të Vllaznisë, Partizanit, Kombëtares, Luftëtarit dhe më pas trajnerit kampion me të rinjtë  e Vllaznisë, drejtuesit të KF Vllaznia, si dhe mësuesit të edukimit fizik, Ismet Hoxha, i ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 78 vjeçare.

Për të nderuar figurën dhe kontributin e Ismet Hoxhës, të pranishëm në homazhe ishin qytetarë dhe sportdashës të shumtë shkodranë, miqë dhe kolegë të tij të fushës së lojës, jo vetëm të Vllaznisë, por edhe përfaqësues nga Federata Shqiptare e Futbollit, KF Partizani, Gjirokastra dhe rrethe të tjerë të Shqipërisë.

(Video) Pamjet e plota nga ceremonia e homazheve për ish futbollistin kampion të Vllaznisë, Ismet Hoxha, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img