Pogradeci-Skënderbeu 2-1(Shënues: Frimpong 60’, 91’/ Grazhdanit 63’)
Pogradeci ka mar një fitore 2-1 përballë Skënderbeut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.
Takimi i cili nisi në orën 14:00 shërbeu si një provë për të dyja skuadrat,duke u dhënë mundësinë stafeve teknike të vlerësojnë gjendjen e futbollistëve përpara angazhimeve të radhës.
Liqenorët zhvilluan një paraqitje pozitive përballë një kundërshtari që militon në Abisnet Superiore duke siguruar një sukses inkurajues.
Protagonisti i përballjes ishte sulmuesi ganez Frimpong i cili realizoi të dy golat e vendasve.
Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 60-të duke kaluar Pogradecin në avantazh dhe duke i hapur rrugën një pjese të dytë me emocione.
Përgjigjja e Skënderbeut erdhi tetë minuta më vonë me anë të Grazhdanit që gjeti rrugën e rrjetës dhe riktheu baraspeshën duke e çuar rezultatin në 1-1.
Për futbollistin e korçarëve ky realizim kishte një domethënie të veçantë pasi është formuar pikërisht në akademinë e Pogradecit.
Rikthimi në “Gjorgji Kyçyku” u shoqërua kështu me një gol përballë klubit ku hodhi hapat e parë në futboll.
Megjithatë fjalën e fundit e tha Frimpong pasi në minutën e 91-të sulmuesi ganez shënoi golin e dytë personal dhe të fitores për Pogradecin duke vulosur shifrat 2-1 pikërisht në kohën shtesë.
Një dopietë vendimtare që e bëri atë njeriun e këtij takimi dhe i dha skuadrës liqenore kënaqësinë e një suksesi përballë korçarëve.
Përtej rezultatit kjo miqësore u shërbeu të dyja stafeve për të nxjerrë përfundime mbi punën e deritanishme dhe aspektet që kërkojnë përmirësim.
Pogradeci largohet nga ky test me një fitore që ndihmon besimin e grupit ndërsa Skënderbeu me material për analizë përpara rikthimit në ndeshjet zyrtare.
Fatos LAMAJ


