“Ishim pak të zhgënjyer, normal, kur pësuam golin e parë dhe u ndëshkuam me karton të kuq”. Ernest Muçi ka komentuar humbjen 2-1 të pësuar në transfertë përballë Finlandës.
“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, jam krenar për mënyrën se si reaguam pas golit. Jemi akoma në garë për vendin e parë. Në fillim kemi San Marinon, pastaj në nëntor dy ndeshje, Bjellorusinë dhe Finlandën. Jemi akoma në lojë për vendin e parë, na presin shumë ndeshje të rëndësishme”.
“Rivali direkt, Finlanda? Nëse në fushë do të ishim 11 kundër 11, do të ishte ndryshe. Në Tiranë do të luhet diçka tjetër”.


