Dy përballje brenda javës të Klubit të Futbollit Shiroka me Lushnjën dhe të dyja në transfertë. E para ishte në mesjavë për llogari të turit të pare të Kupës së Shqipërisë, teksa Shiroka arriti një një rezultat fantastik duke fituar me rezultatin 0 me 4.
Një ndeshje kjo që edhe pse lushnjarët që luanin në stadiumin e tyre ishin favoritë, ndeshja është dominuar tërëaisht nga Shiroka duke arritur një kualifikim historik në turin tjetër të 1/16-tave. Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu” u mbyll me rezultatin 0 me 2 në favor të Shirokës me autor të golave, të zakonshmit Erjon Vucaj në minutën e 35-të si dhe pas tre minutash Vildan Kaçubela. Ndërkohë që në pjesën e dytë, është përsëri Shiroka që shënon edhe dy gola të tjerë me autor të njëjtin futbollist, sulmuesin e ri Amenis Kurti përkatësisht në minutat 84 dhe 89) duke e mbullur të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 0 me 4.
Duke lënë pas ndeshjen e Kupës, Shiroka është përsëri sot në Lushnje, por këtë radhë duke u ndeshur për llogati të Kampionatit të Kategorisë së dytë, grupi A.
Një ndeshje kjo që është planifikuar të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu”, me Lushnjën, e cila falë edhe përvojës shumë vjeçare si klub edhe në nivelet e Superiores ka shpallur kandidatur për kualifikimin e grupit A në kategorinë e pare dhe Shirokën shumë ambicione që kërkon të njëjtën gjë.


