Janë luajtur ditën e sotme 2 ndeshje të vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë. Flamurtari merr fitoren e parë sezonale në kampionat, pasi ka mposhtur Sopotin 2-0 në stadiumin “Oriku”.
Berisha ka zhbllokuar sfidën në pjesën e parë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Kotobelli ka shënuar golin që ka vulosur këtë fitore të vlonjatëve në pjesën e dytë.
Pas këtij suksesi, Flamurtari ngjitet në kuotën e 6 pikëve në klasifikim, duke parakaluar në renditje Sopotin, që mbetet 5 pikë.
Një gol i shënuar nga Arlind Leshi në minutat e fundit të takimit, ka vendosur fatin e sfidës Bylis-Kukësi, e transmetur drejtpërdrejt në RTSH Sport. Vendasit kanë qenë më kërkues, por kanë arritur të shënojnë golin e fitores vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Bylisi fiton 1-0 përballë Kukësit dhe ngjitet në krye të renditjes së Kategorisë së Parë në kuotën e 9 pikëve.


