Fjalët e kapitenit anglez në faqen e UEFA-s: “Bonucci dhe Chiellini? Janë dy luftëtarë. Nëse doni të jeni ndër sulmuesit më të mire, duhet të luani kundër më të mirëve”
“Finalja kundër Italisë? Të luash në Wembley e bën rastin akoma më të rëndësishëm dhe të veçantë. Tifozët tanë do të jenë aty për të kënduar dhe për të na inkurajuar dhe energjia do të jetë e pabesueshme. Nuk ka vend më të mirë se Wembley për të fituar trofeun tonë të dytë”, janë fjalët të Harry Kane në një intervistë në faqen e internetit të UEFA-s në prag të finales së Ëembley kundër ‘Azzurri’ të Roberto Mancinit.
Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë foli për avantazhin e lojës në shtëpi: “Ekzaltimi do të jetë shumë i lartë, por edhe tensioni. Duhet vetëm të zbresim në fushë, të nxjerrim jashtë të gjithë energjinë e marrë nga stadiumi dhe ta përdorim atë në avantazhin tonë”. Por Kane është gjithashtu i vetëdijshëm për peshën e finales në Ëembley: “Në 1966, natyrisht, Anglia fitoi Kupën e Botës dhe ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për ekipin dhe vendin. Tani kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull tjetër të historisë, madje edhe për prindërit tanë dhe për ata që nuk e kanë parë kurrë Anglinë në finale – shton ai – Unë e di që vlen për të gjithë vendin. Është një moment i veçantë dhe nëse arrijmë të fitojmë do të kujtohemi për pjesën tjetër të jetës. Kjo është sfida, prandaj duhet ta pranojmë”.
Anglia do të sfidojë një Itali të pamposhtur në 33 ndeshje: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, Italia është një ekip i shkëlqyer. Ata gjithashtu kanë një histori të madhe dhe kanë fituar turnetë më të rëndësishëm. Ka lojtarë me përvojë dhe të fortë individualisht, por edhe kolektiv i fortë. Do të jetë një betejë e vështirë, por ne kemi të gjitha cilësitë për të fituar. Thjesht duhet të përqendrohemi te vetja, të përgatitemi mirë dhe të vazhdojmë me atë mentalitet që kemi pasur në çdo ndeshje tjetër. Në ndeshjet e mëdha, janë detajet ato që bëjnë që ju fitoni dhe ne duhet të sigurohemi se ato janë në favorin tonë”.
Në fund, sulmuesi i Tottenham foli për Chiellini dhe Bonucci: “Së pari, ata janë mbrojtës të shkëlqyer. Ata e lexojnë lojën shumë mirë dhe dinë ku të qëndrojnë. Janë dy luftëtarë, kështu që unë pres një betejë të madhe, por kjo është arsyeja pse unë luaj futboll. Beteja kundër lojtarëve qendrorë është gjithmonë aty. Ata do të vendosin gjithçka në linjë për të fituar, por edhe ne do ta bëjmë. Të fitojë më i miri”. Sulmuesi i Tottenham do të përballet me mbrojtësit e Juventusit dhe nuk dëshiron të përmbahet: “Nëse dëshiron të jesh ndër sulmuesit më të mirë, duhet të luash kundër më të mirëve dhe ky do të jetë rasti, të Dielën”.