Monday, November 25, 2024

Boks-Vllaznia, me 4 fitore dhe 2 humbje në ditën e dytë të K. Kombëtar U-16 dhe U-18, kualifikohen 5 në finalen e ditë së tretë

Lexo

I startuar mbrëmjen e së premtes, Kampionati Kombëtar i boksit për grupmoshat U-16 dhe U-18 që po zhvillohet në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës, ka vijuar pasditen e së shtunës me ndeshjet e ditës së dytë.

Ashtu si edhe në ditën e parë, edhe në dytën ku boksohej për llogari të turit gjysëmfinal, boksierët kuqeblu me trainer Klaodio Çekini dhe Lazarin Vila kanë bërë një prezantim të mirë. Ngaj 6 ndeshje që zhvilloi ekipi i Vllaznisë në këtë ditë, në 4 prej tyre u regjistruan fitore, ndërsa në 2 të tjera ishin humbje.

Konkretisht, fitoret u arritën në kategorinë e grupmoshës U-16 ku boksuan 4 sportistadhe që të katërt dolën fitues. Pashuk Gjoni, konkurues në peshen 57 kg fitoj përball boksierit durrsak, Oliks Gashi. Më pas ishte radha e kolegut të tij, Tonin Prela që në përballjen e peshës 60 kg fitoj përball boksierit Riza Çuni të Tiranës. Një fitore të bukur dhe me vlerë regjistroi edhe Elhad Kastrati, i cili në peshen 63 kg mundi rivalin e tij të Tiranës, Bentli Shehi Fitorja e radhës për Vllazninë ishte ajo e realizuar nga Dario Gjetaj, djali i ish kampionit të njohur Besnik Gjetja, i cili duke konkuruar në peshën +80 kg mundi boksierin Luis Gjolena të Kukësit.

Dy humbjet për ekipin e Vllaznisë erdhen në kategorinë e grupmoshës U-18. Rigers Gjondrekaj, konkurues në peshen 60 kg humbi përball boksierit të Tiranes. Dhe, po kështu Klodian Doda në peshen 91 kg humbi përball boksierit Arlind Çera të Tiranës.

Kampionati Kombëtar i boksit për grupmoshat U-16 dhe U-18 vijon të dielen me ndeshjet finale që do të vijojnë të zhvillohen në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës. Ekipi i Vllaznisë do të përfaqësohet me 5 finalista, katër në grupmoshen U-16 dhe një prej tyre në grupmoshën U-18.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img