Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka folur në emisionin “Super Gol” në RTSH pas fitores 2-0 në transfertën përballë Laçit.
“Të jem i sinqertë, duhet të bëj komplimente për Laçin, lojtarët e talentuar që kanë dhe luajnë një futboll që të argëton. Edhe pse sot i kisha kundërshtarë, kur i meritojnë komplimentet, duhet të themi të vërtetën. Mendoj që ishte një ndeshje e re e jona. Para ndalimit, në disa ndeshje kemi vuajtur.
Edhe sot Laçi na vuri në disa momente në vështirësi, por në tërësi mendoj se djemtë e përballuan mirë dhe jemi mirë para përballjes europiane. Ajo që më gëzon është që Bitri u kthye, presim edhe Fernandon. Ishte një transfertë shumë pozitive për ne, të themi të vërtetën, por duhet të vazhdojmë të ruajmë standardin që na kanë mësuar djemtë duke dhënë në fushën e lojës.
Gjysmë mendje nga e enjtja? Duhet ta tregojmë që jemi gati për Europën. Në fund fare në tërësi, tabloja është pozitive. Më shumë i kënaqur për fitoren apo lojën? E vërteta është që eksperienca, ajo që më intereson, një tre pikësh në Laç është i vlefshëm. Të gjitha këto e bëjnë të vështirë dhe të mendohet shumë. Na goditën disa herë dhe kjo është veti e Laçit. Patëm fat dhe me shtyllën nëse ju kujtohet”, tha mes të tjerash Dede.


