(Video) Debutim me fitore për teknikun Laszlo, Murataj i jep suksesin e parë Vllaznisë

Vllaznia ka marrë fitoren e parë të sezonit duke mposhtur Dinamon me rezultatin 1-0 në përballjen e javës së gjashtë të “Abisnet Superiore”.

Debutimi i trajnerit Csaba Laszlo në pankinën shkodrane është shoqëruar me tri pikë të rëndësishme në një sfidë të luftuar dhe të vendosur nga një gol i Edon Murataj.

Momenti përcaktues erdhi në minutën e 31-të me Murataj që goditi nga distanca dhe topi pasi u përplas në shtyllë përfundoi në rrjetë. Një finalizim i bukur që kaloi kuqeblutë në avantazh dhe rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Dinamo nuk arriti të gjente golin e barazimit ndërsa Vllaznia e ruajti epërsinë deri në vërshëllimën përfundimtare.

Shkodranët mbyllën kështu pritjen për suksesin e parë në kampionat duke e nisur me fitore bashkëpunimin me teknikun e ri.

Ky rezultat i jep frymëmarrje Vllaznisë që ngjitet në vendin e shtatë me pesë pikë.

Përtej përmirësimit në renditje fitorja përballë një kundërshtari si Dinamo është një shtysë për besimin e skuadrës në vazhdimësi,ndërsa Dinamo nga ana tjetër mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e tretë.

Në javën e ardhshme Vllazninë e pret transferta në Rrogozhinë përballë Egnatias, ndërsa Dinamo do të pres në shtëpi Teutën kryesuese.

(Video) Momentet pikate të ndeshjes Vllaznia-Dinamo(1-0), mund t’i ndiqni në kanalin tonë Zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe