Trajneri i Laçit, Qatip Osmani, ka folur në emisionin “Super Gol” në RTSH pas humbjes 2-0 shtëpiake përballë Egnatias.
“Sigurisht që vjen keq sepse momenti kur kishim iniciativë, kur krijuam raste, bëmë gabimin dhe nuk duhet të ndodhë. Megjithatë, sa i përket angazhimit dhe lojës në përgjithësi mendoj se nuk luajtëm keq dhe kjo nuk e zmadhon këtë humbje.
I vetmi problem, eksperienca, apo ka edhe ndonjë problematikë tjetër? Absolutisht po, me 0-0 ishim në sulme me 6-7 lojtarë. Minusi 1-0 ishte rezultat aktiv dhe kishte kohë për t’u barazuar. Këto janë shenjat e mungesës së eksperiencës”, tha mes të tjerash Osmani.


