Elizabeth II uron “Tre Luanët” në prag të aktit përfundimtar të Euro 2020
Në prag të finales së Euro 2020 kundër Italisë, Mbretëresha Elizabeth II i dërgoi një mesazh trajnerit të Anglisë Gareth Southgate dhe gjithë ekipit. “Pesëdhjetë e pesë vjet më parë isha me fat që i dorëzova Kupën e Botës, Bobby Moore dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit – lexohet në letër – Dua të dërgoj urimet e mia dhe ato të familjes sime, të gjithëve për arritjen në finale të Kampionatit Europian, dhe dërgoj urimet e mia më të mira për nesër me shpresën se historia mund të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën ju jeni sjellur”.