Thursday, April 25, 2024

Volejboll/ Euro U17 në Shqipëri, Italia e nis me fitore

Lexo

Startoi në vendin tonë një nga evenimentet më prestigjoze të volejbollit europian në nivelin e grupmoshave. Italia dhe Polonia zbritën në parketin e pallatit të sportit të “Feti Borova” për ndeshjen e parë të Grupit A të Kampionatit Europian të 17-vjeçarëve që do të transmetohet ekskluzivisht nga RTSH. Ishte pikërisht sfida mes të kaltërve dhe bardhekuqve që që startoi këtë europian ku skuadra italiane arriti të shkëpuste një fitore shumë të rëndësishme për të siguruar pikë të plota që në debutim.

Edhe pse parashikohej një duel shumë i luftuar, italianët dominuan 3-0 polakët. 25-21 u mbyll seti i parë në favor të të kaltërve ku Barrotto dhe Maliano bënë diferencën në parket duke diktuar ligjin, ndërsa ndeshja mori drejtim të pakthyeshëm më pas ku Italia i fitoi të dy setet 25-18 dhe 25-22. Italia bën pjesë në grupin A bashkë me Serbinë, Bullgarinë, Cekinë, Poloninë dhe Austrinë. Si nga ky grup ashtu edhe nga grupi B do të kualifikohen dy skuadrat e para dhe faza me eleminim direkt parashikon menjëherë dy sfidat gjysmëfinale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img