Egnatia e ka nisur me një barazim aventurën historike në fazën e ligës të UEFA Conference League. Kampionët e Shqipërisë barazuan 1-1 me skuadrën daneze të Midtjylland, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra rrogozhinase kaloi e para në avantazh në minutën e 26-të me anë të Ildi Grudës, duke ndezur festën në stadium. Megjithatë, miqtë reaguan shpejt dhe arritën të barazonin shifrat në minutën e 33-të me Cho Gue-Sung.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati mbeti i pandryshuar deri në përfundim të takimit, me Egnatian që siguron pikën e parë në këtë fazë të kompeticionit europian.
Ndeshjen e radhës në UEFA Conference League, Egnatia do ta luajë në transfertë ndaj Aarhus, më 22 tetor, në orën 21:00.


