Pjesë e Kampionatit Europian të Boksit për moshat e kategorisë U15 që zhvillohet në Turqi është edhe boksieri i talentuar shkodran Biordi Çekini, i cili shoqërohet nga trajneri i tij Klaodio Çekini, njëkohësisht edhe trajner i ekipit kombëtar U15.
Veriu Sport ishte i pranishëm në palestrën e boksit North Boxing Albania ku boksieri Biordi Çekini, zhvilloi seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e dy trajnerëve, vëllezërve Emiliano dhe Klaodio Çekini.

14 vjeçari, Biordi Çekini, i konsideruar si talenti i boksit shqiptar, vjen në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar pas disa suksese radhazi: Kampion absolut në peshën e tij dhe i shpallur boksieri më i mirë i kampionatit, medalje ari në dy turnetë ndërkombëtar të moshave të zhvilluar në Portugali dhe Francë, ndërkohë që në Europianin e Turqisë që zhvillohet këtë fundjavë synon fitimin e medaljes së artë.
Përpara nisjes drejt Turqisë, talenti i boksit shqiptar, Biordi Çekini dhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë U15, Klaodio Çekini, flasin me optimizëm për një përfaqësim dinjitoz në Europianin e Turqisë, duke mos nguruar të deklarojnë se në objektin e tyre është fitimi i medaljes së artë.
(Video) Prononcimet e boksierit kampion Biordi Çekini dhe trajnerit të tij, Klaodio Çekini, së bashku me pamjet nga seanca e fundit stërvitore para nisjes drejt Turqisë, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTOBE.
Gaspër MARKU


