Tirana-Laçi 1-0(Shënues: Daci 77’)
Tirana ka mar një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Abisnet Superiore të zhvilluar në Vorë.
Goli vendimtar për bardheblutë erdhi në minutën e 77-të. Pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë të Berishës, Daci devijoi saktë topin në rrjetë duke i dhënë tri pikë të rëndësishme skuadrës së Tiranës.
Pas suksesit në derbi bardheblutë vijojnë ecurinë pozitive dhe ngjiten në vendin e katërt me 11 pikë.
Në krahun tjetër Laçi thellon krizën duke regjistruar humbjen e tretë radhazi dhe duke mbetur në vendin e gjashtë me 7 pikë.
Në javën e ardhshme Tirana do të përballet me Vllazninë në Shkodër në një nga sfidat më të rëndësishme të futbollit shqiptar ndërsa Laçi do të kërkojë rikthimin te fitorja përballë Vorës.
Fatos LAMAJ


