Besëlidhja-Vllaznia 82-84(23-17, 28-17, 18-27, 13-23)
Emocione pa fund në derbin verior. Vllaznia e basketit meshkuj dhuron spektakël në kryeqytet, mund kampionen Besëlidhja dhe merr kreun e klasifikimit me pikë të plota.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqyteti është mbyllur me shifrat 82-84 në favor të Vllaznisë.
Një bravo e madhe për djemtë kuqeblu me në krye trajnerin Eni Llazani, të cilët në tre javë kampionat realizojnë tre fitore, fillimisht me Elbasanin në shtëpi, më pas Pogradecin në transfertë dhe mbrëmë me Besëlidhjen në transfertë.
Realisht, pas dy përballjeve të para disi më të lehta në letër, kjo e javës së tretë kur përballë ishte Besëlidhja kampione e konsideruar edhe si skuadra absolute e viteve të fundit, e cila edhe ajo vinte me dy fitore radhazi në këtë sfidë.
Por, siç e theksoi edhe i riu i talentuar Sead Kopliku në pragndeshje, falë formës së mirë sportive që gëzon, Vllaznia shkonte këtë radhë në kryeqytet me optimizmin e marrjes së fitores.
Dhe, këtë e ka arritur në mënyrën më të mirë duke dhuruar spektakël dhe emocione në fushën e lojës, sidomos për momentet fundit të takimit, i cili pas barazimit 82 me 82, fati i fitores u vendos në sekondat e fundit të krej ndeshjes duke e fitruar atë me shifrat 82 me 84.
Referuar ecurisë së takimt, ai nisi nisi më mirë për Besëlidhjen, e cila fiton periodën e parë me shifrat 23-17 dhe akoma më thellësisht të dytën 28-17 duke e mbyllur pjesën e parë në favor të saj 51-34 me një avantazh të konsiderueshëm deri në 20 pikë diferencë. Pas pushimit mes dy pjesëve, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani kthehen në fushën e lojës me një pamje krejt tjetër.
Janë dy perioda ku Vllaznia luan mjaft mirë në të gjithë aspektet, dhe në këtë këndvshtrim vijnë edhe pikët njëra pas tjetrë. 18 me 27 në favor të Vllaznisë ku me rezultatin 69-67 pas dhjetëminutëshit të tretë e ngushton ndjeshëm disavantazhin e pjesës së parë.
Kuqeblutë vijojnë të luajnë mirë edhe në periodën e katërt, një dhjetë minutësh ky i shoqëruar me një luftë të fortë sportive dhe plot dramacitet, sidomos në sekondat e fundit kur u vendos edhe fati i takimit.
13 me 23 në favor të Vllaznisë mbyllet kjo period dhe e gjithë ndeshja me shifrat 82-84. Fitorja kjo e tretë radhazi për Vllazninë, e cila sfiduar Besëlidhjen kampione merr kryesimin e kampionatit me tre fitore dhe me pikë të plota.
Për kuqeblutë, spikatjen më të madhe në këtë ndeshje e bëri Zachary Mogbo i cili shënoi 20 pikë si dhe duke kapur 11 rebound. Në fitoren ndaj Besëlidhjes kontribuoi edhe Myles Watkins dhe Errol White, përkatësisht me shënimin e 17 dhe 10 pikëve.
Gaspër MARKU


