Radiokronisti i njohur sportiv Edmond Dibra pasditen e djeshme ka kaluar një moment të vështirë shëndetësor dhe është shtruar fillimisht në Spitalin rajonal të Shkodrës dhe më pas është transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Bëhet e ditur se situata e tij shëndetësore ka qënë jo pak e rënduar, por fatmirësisht, gjatë gjithë ditës së sotme, gjendja e tij ka pasur përmirësime të dukshëm.

“Lavdi të Madhit Zot, je jetëgjatë miku dhe kolegu i mrekullueshëm Edmond Dibra! Shërim të shpejtë dhe të plotë! Kthim sa më parë në përditshmërinë normale: Për familjen tënde, miqtë & kolegët, si dhe për misionin tënd në gazetarinë e sportit. Përqafime”, shkruan gazetari Ervin Baku, drejtues i Shoqatës Shqiptare të Shtypit Sportiv.


