KF Bashkimi, krenohet me talentët e tij që luajnë me Vllazninë, skuadrat e tjera, ekipin kombëtar dhe jashtë vendit

Klubi i Futbollit Bashkimi vazhdon të punojë me përkushtim në përgatitjen e ekipeve të moshave, ku krahas konkurimit me sukses në kampionatet rajonale, arritjet e këtij klubi konstatohen edhe spikatja e lojtarëve të talentuar, të cilët kontribuojnë edhe për ekipet e tjera.

Kësisoj, Akademia e Futbollit Vllaznia, me të cilin KF Bashkimi ka një bashkëpunim të mirëfilltë, ka qënë shumë e interesuar për një kontigjent futbollistësh të ardhur nga KF Bashkimi.

Por, jo vetëm AF Vllaznia, sepse lojtarët e KF Bashkimi janë shpërndarë edhe në ekipet e tjera të qarkut Shkodër ku po luajnë me sukses, pa lënë mënjanë kurrësesi edhe ekipet kombëtare të moshave ku spikasin elementët e këtij klubi, ndërkohëe që ka edhe prej atyre që kanë gjetur hapësirat e duhura në ekipe futbolli jashtë vendit.

“Këto janë suksesi dhe një krenari e madhe për klubin tonë që sportistët tanë kërkohen nga ekipet e tjera, si dhe ekipet kombëtare. Tek moshat, nuk kanë rëndësi rezultatet, por puna që bëhet me to dhe mësimet që marrin tek ne për  të ecur përpara. Trofetë janë të rëndësishëm për ekipet tona, por më të rëndësishme  janë suksesi i lojtarëve tonë dhe paraqitja e tyre me dinjitet në ekipet e kategorive më të larta.”, thotë për Veriu Sport, kryetrajneri i KF Bashkimi, Ervin Alushi, i cili më pas na njeh edhe me emrat e futbollistëve që puëjnë me sukses në ekipet e tjera:

AVREL PRENDI -FC IMULESE ITALY dhe ELONA MOLLA-ATLERIC CLUB FEMRA të datëlindjes 2008

MONDA KESHTEJA-KFF VLLAZNIA FEMRA e datëlindjes 2009

AMBRA RESHITI-KOMBETARE SHQIPTARE /KFF VLLAZNIA FEMRA, ERIS FANGAJ-KF VLLAZNIA, SELDI FANGAJ-KF VLLAZNIA, EMSED FANGAJ-KF VLLAZNIA të datëlindjes 2010

AMARILDO MURACA-OSM-FRANCE, ENSAR ADEMI-KF VLLAZNIA, PETAR IRIC-KF VLLAZNIA, ELSON KESHTEJA-KF VLLAZNIA, RENIS HYSAJ-KF VLLAZNIA të datëlindjes 2011

ENIS REPAJ-KOMBETARJA SHQIPTARE, REIS URAJ-GERMANY, ORMIR PLANGAJ-KF VLLAZNIA të datëlindjes 2012

BOJKA KAXHNJETAJ-KF VLLAZNIA, HYSNA ILERI-KFF VLLAZNIA FEMRA, të datëlindjes 2013.

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe