Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit njofton hapjen e procesit të rinovimit të licencave të trajnerëve UEFA Pro, UEFA A, UEFA B dhe UEFA C, i cili do të zhvillohet në datat 7–16 dhjetor 2026.
Procesi do të organizohet sipas kategorive të licencave, në datat e përcaktuara më poshtë:
* UEFA C dhe UEFA B: 7–8 dhjetor 2026
* UEFA A: 9–11 dhjetor 2026
* UEFA Pro: 14–16 dhjetor 2026
*
Tarifat për rinovimin e licencave janë 50 euro për UEFA C, 70 euro për UEFA B, 150 euro për UEFA A dhe 200 euro për UEFA Pro.
Pagesa duhet të kryhet paraprakisht në llogarinë bankare të Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të dhënave të mëposhtme:
Banka: Credins Bank
IBAN: AL21 2121 1009 0000 0000 0207 0732 (EUR)
SWIFT: CDISALTRXXX
Për t’u regjistruar në procesin e rinovimit, të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën e emailit drejtoria.edukimit@fshf.al dokumentet e mëposhtme:
* Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
* Fotokopje të licencës përkatëse;
* Numër kontakti;
* Mandatin e pagesës.
FSHF fton të gjithë trajnerët e interesuar të respektojnë afatet e përcaktuara dhe të përmbushin procedurat e regjistrimit për rinovimin e licencave përkatëse.


