KF Vllaznia firmos me portjerin 18 vjeçar Alevio Ndoj. Një tjetër talent nga AF Vllaznia që i bashkohet ekipit të parë

Ashtu siç është thënë më herët drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia kanë vendosur që të kenë prioritet elementin e ri  dhe kryesisht ato që përgatiten në ekipet e moshave të AF Vllaznia.

Njëri ndër to është është Alevio Ndoj, 18 vjeçari i talentuar i cili falë aftësive të tij në ruajtjen e portës, luan me sukses me ekipin Vllaznia U19, ndërkohë që prej vitit të kaluar ai është bërë pjesë e ekipit të parë me të cilin është stërvitur në periudha të ndryshme.

Ndërkohë që sot, drejtuesit kuqeblu kanë vendosur ta bëjnë pjesë zyrtare të ekipit të parë përmes nënshkrimit të kontratës prkatëse me të.

“ Nga Akademia te ekipi i parë!

Alevio Ndoj firmos kontratën e tij të parë profesioniste me Vllazninë, duke hedhur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij sportiv.

Një tjetër talent i Akademisë sonë që merr mundësinë të rritet dhe të tregojë vlerat me fanellën kuq e blu. Suksese, Alevio! Na bëj krenarë! ”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.

Kujtojmë që Alevio është pjesë e një familje tipike sportive velipojake duke nisur nga babai i tij Besnik Ndoj, ish portjer shumë vjeçar i Adës së Velipojës dhe aktualisht trajner i portjerëve në AF Vllaznia, si dhe vëllai i tij më i vogël, Besardo Ndoj, portjer i Akademisë Futbollit Vllaznia U15, i cili falë vlerave të tij në ruajtjen e portës është pjesë e programit të trajnimit Elite Youth Development Academy zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe