Vora-Dinamo 2-2
Vora dhe Dinamo jan ndarë në barazim 2-2 në sfidën e javës së dhjetë të Abisnet Superiore në një takim që dhuroi emocione dhe dramë deri në sekondat e fundit.
Skuadra vendase e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti të merrte avantazhin që në minutën e 14-të.
Gjyla ishte protagonist për Vorën duke tundur rrjetën dhe duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin 1-0.
Reagimi i Dinamos nuk vonoi teksa në minutën e 21-të Malomo realizoi një supergol për të rikthyer ekuilibrat në rezultat,duke bërë që pjesa e parë të vazhdonte me emocione dhe rivalitet të fortë mes dy skuadrave.
Në pjesën e dytë Dinamo kërkoi më shumë golin e avantazhit dhe arriti ta gjente atë në minutën e 75-të.
Farruku shënoi me kokë duke përmbysur situatën dhe duke i dhënë miqve avantazhin 1-2.
Kur dukej se Dinamo do të largohej nga Vora me tri pikët vendasit nuk u dorëzuan.
Në minutën e 94-të Daka tund rrjetën dhe firmos golin e barazimit 2-2 duke shpërblyer përpjekjet e Vorës deri në vërshëllimën përfundimtare.
Një gol që ndryshoi fatin e sfidës dhe i dha Vorës një pikë të rëndësishme, ndërsa Dinamo mbeti me pengun e dy pikëve të lëna në minutat shtesë.
Pas javës së 10-të të Abisnet Superiore Dinamo mban vendin e tretë në renditje me 17 pikë ndërsa Vora pozicionohet në vendin e gjashtë me 12 pikë.
Fatos LAMAJ


