Bilardisti i talentuar korçar Theo Napoloni është fituesi i titullit kampion në Kampionatin Kombëtar të Bilardos për disiplinën Karrambol “Shkodër 2026”. Një finale spektakolare mes dy prej bilardistëve më të mirë të Shqipërisë, kur përballë Napolonit ishte durrsaku i Teutës Orges Mezini i Teutës.
Vetë fakti që fituesi u përcaktua me vetëm një pikë diference tregon nivelin e lartë dhe shumë emocionues të kësaj finaleje.
Durrsaku Mezini ishte më pranë fitores në pikët vendintare, por në çastet finale prekja e gjyleve nuk iu bind për të shënuar pikën e fundit, ndërkohë që rivali i tij korçar me saktësinë e dorës së fundit, barazoi dhe përmbysi rezultatin duke e fituar finalen me rezultatin 15 me 14.
Trofeu i titullit kampion, korçarit Theo Napoloni iu dorëzua gjatë ceremonisë së mbylljes së kampionatit organizuar në sallën e bilardos “Vllaznia” të Shkodrës. Ka qënë presidenti i Federates Shqiptare të Bilardos Edmond Loku, drejtori teknik i federatës Roland Panozaqi dhe kryetari i shoqatës së bilardos shkodrane Idrit Biba. Fillimisht ishte durrsaku Orges Mezini që mori në dorëzim diplomën dhe trofeun e vendit të dytë, ndërsa diploma e vendit të pare dhe trofeu përkatës i titullit kampion 2026 iu dorëzua, Theo Napolonit të Skënderbeut të Korçës.
(Video) Pamje nga ceremonia e mbylljes së Kampionatit Kombëtar të Bilardos për disiplinën Karrambol “Shkodër 2026”.
Gaspër MARKU


