Shqipëria, fitore me spektakël me Finlandën. Vendosin golat e Ernest Muçit dhe Rej Manajt-Liga e Kombeve, Grupi C1

Shqipëri-Finlandë  2-0(Shënues: Ernest Muçi 35’, Rej Manaj 50’)

Kombëtarja shqiptare ka mar një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës,duke triumfuar me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania” në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran kan arritur të imponojnë lojën e tyre duke gjetur rrugën e rrjetës në dy momente vendimtare të takimit.

Goli i parë erdhi në minutën e 35-të kur Ernest Muçi dërgoi topin në rrjetë,duke kaluar Shqipërinë në avantazh dhe duke ndezur festën në shkallët e stadiumit.

Pjesa e parë pavarësisht lojës që të dyja skuadrat prodhuan nuk solli gol tjetër edhe pse rastet nuk munguan.

Në minutën e 50-të ishte Rei Manaj ai që dyfishoi shifrat duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës kuqezi.

Pas golit të dytë Shqipëria administroi avantazhin duke ruajtur portën të paprekur deri në përfundimin e takimit.

Në mesin e pjesës së dytë një ndërhyrje e gabuar e futbollistit Tenho ndaj Muçit detyroj kryesorin Pineiro ti tregoj kartonin e kuq futbollistit të Finlandës.

Një sukses 2-0 për kuqezinjtë që konfirmojnë forcën e tyre përpara tifozëve shqiptarë dhe marin një fitore që sjell optimizëm për vazhdimësinë.

Vendimtare do të jetë ndeshja e fundit në grup, ajo me Bjellorusinë ku do të mjaftonte dhe një barazim për të arritur objektivin, vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe