Shënoi një supergol ndaj Finlandës, Ernest Muçi: Një nga golat më të bukur në karrierë!

Prononcimi i Ernest Muçit pas ndeshjes, Shqipëri-Finlandë, 2-0 për “Supersport” dhe “TV Klan”

“Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Shpresoj që tia arrij një ditë që të transferohem në një nga 5 ligat më të forta në botë. Një nga golat më të bukur në karrierë. Portieri po priste shumë goditje, më erdhi topi mirë, e godita, jam i lumtur. Këmbën tani e kam mirë, por nesër do e shikoj më mirë.

Ishte ndërhyrje shumë e keqe. Ndihem çdo ndeshje edhe më mirë me shokët e ekipit. Ndeshje pas ndeshjes po futem edhe unë mirë me grupin. Ndjenjë shumë e mirë të jem pjesë e këtij grupi.

Jam shumë i motivuar të bëj më të mirën në Kombëtare, kam akoma shumë dëshirë të luaj për Kombëtaren. Shpresoj të shënoj edhe gola të tjerë normal. Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpuli. Është lojtar shumë i zgjuar, ndihem shumë mirë në fushë dhe jashtë, është njeri që bën shumë për ekpin.

Shyqyr u fut dhe isha shumë i lumtur që ia arritëm. Kaluam në avantazh, shënuam edhe golin e dytë në pjesën e dytë, tre pikë shumë të rëndësishme për vendin e parë.

Si te Trabzonspor, edhe këtu, ka lojtarë me shumë kualitet dhe unë thjesht mund të përmrësohem duke luajtur me ata lojtarë. Jam shumë i lumtur që edhe këtu ndihmoj ekipin të fitojë sa më shumë ndeshje.

Në fillimin e lojës shumica e ekipeve mundohen të mbyllin fushën dhe për të qenë pjesë e lojës dhe krijuar superioritet duhet dalë nga qendra. Edhe sot ishim 4 mesfushorë në fushë, mendova më shuëm t’ia lë topin atyre e të marr zona të rrezikshme. Mendoj se bëmë një nga ndeshjet të mira dhe shpresoj të vazhdohet kështu.

Për mua po, besoj se ky është momenti që ndjej besim nga shokët e ekipit, trajneri, tifozët. Kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe