(Video) Rimbjellja e barit në stadiumin “Loro Boriçi”. Proçesi duket i vonuar, data 28 nëntor për sfidën Vllaznia-Laçi, vështirë të jetë gati

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër kanë nisur proçesin e rimbjelljes së barit, një process që tashmë është i zakonshëm për çdo nëntor.

Një process ky, që për këtë vit përkon edhe me përgatitjet e infrastrukturës së mjediseve sportive, përfshirë edhe “Loro Boriçin” edhe për faktin se Kampionati Europian i 21 vjeçarëve, ndeshjet e të cilit zhvillohen qershorin e vitit të ardhshëm, Shkodra është njëra prej katër qyteteve pritëse.

Për realizimin e këtij proçesi, mjetet dhe specialistët e Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe të Bashkisë Shkodër me praninë edhe të një mbikqyrësi të ardhur nga Anglia po punojnë prej dy-tre ditësh në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” duke kryer korrjen e barit të vjetër, gjë që i hap rrugën më pas hedhjes së farës së barit të ri, mbjellja e të cilit kërkon një kohë për t’u rritur dhe më pas edhe për t’u korrur në mënyrë që tapeti i ri të jetë gati për të pritur ndeshjet zyrtare.

Për realizimin e kësaj ndërhyrje është menduar të shfrytëzohet ndërprerja kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares, ku duke i shtuar që Vllaznia ndeshjen e radhës e ka në kalendar ta luajë të shtunën e ardhshme të 21 nëntorit përballë Partizanit në transfertë, rikthimi i kuqebluve për të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” është programuar të jetë me datë 28 nëntor 2026.

Një datë kjo që vështirë të realizohet për të qënë gati, sepse nga sa shikohet edhe nga punimet që po kryehen në stadiumin “Loro Boriçi”, falë edhe kushteve jo të mira atmosferike, proçesi në fjalë duket i vonuar dhe me të gjitha gjasat data 28 nëntor nuk do të jetë gati për sfidën Vllaznia-Laçi, çka pritet ta detyrojë klubin Vllaznia të kërkojë një fushë tjetër për ta luajtur këtë ndeshje.

Megjithatë, duhet pritur sepse gjërat edhe mund dtë ndryshojnë për mirë, gjë të cilën e konfirmon për Veriu Sport edhe drejtori i stadiumit “Loro Borioçi”, Shkëlzen Kraja, sipas të cilët, nëse kushtet atmosferike do të normalizohen, proçesi edhe mund të mbyllet në kohën e duhur.

(Video) Pamje nga punimet e rimbjelljes së barit në stadiumin “Loro Boriçi”-Nëntor 2026.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe