Golat e Rashicës, Brutit dhe Dodajt, i japin fitoren Kombëtares U21 ndaj Luksemburgut

Shqipëri U21-Luksemburg U21,  3-1

Shqipëria U21 ka mposhtur 3-1 Luksemburgun U21 në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, por kuqezinjtë arritën që të përmbysin gjithçka që në pjesën e parë.

Ermir Rashica barazoi shifrat, ndërsa Bruti shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 35-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 të Shqipërisë.

Djemtë e Bushit dominojnë edhe pjesën e dytë dhe në minutat e fundit të takimit shënojnë edhe golin e tretë me Dodajn.

Shqipëria fiton 3-1 miqësoren ndaj Luksemburgut, ndërsa më 17 nëntor djemtë kuqezi i pret një miqësore luksi kundër Spanjës U21 në “Air Albania”.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe