Bjellorusi-Shqipëri 0-2(Shënues: Rei Manaj 28’Elsi Hysaj 57’)
Me dy golat e shënuar nga Rej Manaj dhe Elsi Hysaj, nga një secilin pjese, Manaj në të 28-tën dhe Hysaj në të 57-tën, kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore 2-0 sumë të rëndësishme duke munduar në transfertë Bjellorusinë
Ndeshja u luajt në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit-Hungari, në fushë neutrale dhe pa tifozë dhe ishte vendimtare për fatet e vendit të parë në grupin C1 të Ligës së Kombeve. Një fitore kjo që mbyll ndeshjet në grup duke qënë e para me 15 pikë në 6 ndeshje të luajtura,
Për t’u theksuar është se italiani i pankinës kuqezi Rolando Maran nuk pati në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm titullarë, Ramadanion e skualifikuar me kartonë dhe Muçin e dëmtuaj ndeshjen e së enjtes së kaluar ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit.
Referuar kronikës së lojës, kombëtarja shqiptare e nisi takimin me presion në portën kundërshtare me Laçint dhe Asllanin, ku ky i fundit goditi traversën bjelloruse.
Goli i avantazhit për kuqezinjtë vjen në minutën e 28-të me autor Rej Manaj që me një veprim të zgjuar arriti të zhbllokohet nga mbrojtja kundërshtare dhe të godasë saktë, 1-0. Në pjesën e dytë, për të vendosur fitoren në kasafortë, mendoi Hysaj që brenda zonës kundërshtare u tegua i saktë në goditje, 2-0.
Edhe pse në avantazh 2 me 0, Shqipëria vazhdoi të sulmonte në kërkim të golit të tretë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Shqipërinë që e përfundon këtë fushatë në grupin C1 të Ligës së Kombeve në vendin e parë me 15 pikë, ndjekur nga Bjellorusia me 10 pikë. Po me 10 pikë është dhe Finlanda e vendit të tretë, ndërsa San Marino në vend të fundit me 0 pikë.


