Periudha e ndërprerjes së kampionatit i ka shërbyer për Vllaznisë duke i dhënë mundësi që ditët stërvitore dy javore t’i shfrytëzoi për konsilidimin e skuadrës. Një test pozigiv u konsiderua nga ana e teknikut hungarez, Csdaba Laszlo edhe miqësorja me Besëlidhjen ku në fushë morën minutat e duhura edhe lojtarët e stolit, si dhe të rinjtë e ardhur nga Akademia e Futbollit Vllaznia.
Më së shumtmi, kjo periudhë shërbeu edhe për rikuperimin edhe të disa prej lojtarëve që kishin probleme me dëmtimet, përfshirë edhe Lirim Kastratin që javën e fundit është stërvitur me grupin e parë.
Duuke i shtuar këtu edhe faktin që për këtë javë nuk ka asnjë të penalizuar me kartonë, skuadra është totalisht e kompletuar.
Këtij kontigjenti i shtohet edhe Andi Hadroi, pukjani që iu bashkua tre javë më parë kuqebluve, dhe pas një programi individual plus edhe jashtë skuadrës, tashmë është i gatshëm për hungarezin Laszlo të bëjë debutimin e tij të parë me uniformën kuqeblu pikërisht në sfidën ndaj ish skuadrës së tij, Partizani.


