Janë luajtur sot 3 ndeshjet e para të javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorinë e Parë.
Trajneri Dritan Mehmeti debuton me fitore në krye të Pogradecit, pasi liqenorët fitojnë 1-0 në transfertë ndaj Burrelit.
Një fitore të rëndësishme larg shtëpisë merr edhe Korabi, që mposht me rezultatin 2-0 në Librazh vendasit e Sopotit.
Ka festë edhe për Orikun, që provon fitoren e parë sezonale në kampionat, pasi triumfon minimalisht 1-0 përballë Kukësit në shtëpi në një sfidë ku në kampin kuksian ka pasur reagime për keqtrajtim të futbollistëve të tyre.
Nesër do të luhen 3 ndeshjet e tjera të javës së 11-të të Kategorisë së Parë, me sfidat Besëlidhja-Iliria, Flamurtari-Bylis dhe Kastrioti-Besa.
Kalendari i javës së 11-të Kategoria e Parë
Të dielën
Burreli – Pogradeci 0-1
Sopoti – Korabi 0-2
Oriku – Kukësi 1-0
Të hënën
Kastrioti – Besa 23.11.2026, 13:30
Besëlidhja – Iliria 23.11.2026, 13:30
Flamurtari – Bylis 23.11.2026, 16:00


