(Video) Not-Viki Tafrruku shkëlqen në Kupën “Pavarësia”. Fiton katër vende të para: 100, 200, 400 metër stil i lirë dhe 100 metër katërnotim dhe vend të dytë në 50 metër shpinë

Notarja e talentuar shkodrane Viki Tafrruku, pjesë e Klubit të Notit Vllaznia që drejtohet nga trajneri i pasionuar Kolë Shiroka vazhdon të shkëlqejë me konkurimin e saj shumë të suksesshëm duke qënë fituese e të gjitha aktiviteteve kombëtare të zhvilluara gjatë vitit 2026.

Suksesi më i fundit ishte Kupa “Pavarësia”, aktivitet ky organizuar nga Federata Shqiptare e Notit në ambientet e pishinës Stela të kryeqytetit ku ekipi i Vllaznisë mori pjesë me këto sportistë:

  1. Viki Tafrruku
  2. Skerdi Kroni
  3. Joel Golemi
  4. Herta Mimaj
  5. Melodi Mimaj
  6. Ajten Zaja
  7. Klea Dedi
  8. Frederica Rrotani
  9. Angelo Rrotani
  10. Adriel Marku
  11. Kole Rupa
  12. Arbor Marku

 

Ndër dhjetë konkurentët e ekipit shkodran, figurën më të mirë sportive e ka bërë si zakonisht notarja e talentuar Viki Tafrruku, e cila në pesë garat që mori pjesë, në katër ishte më e mira dhe në një tjetër.

Konkretisht, Tafrruku garoi në disiplinat 100, 200 dhe 400 metër stil i lirë dhe 100 metër katërnotim, duke fituar 4 vende të para në kategorinë Open, ndërkohë që në garën e stilit 50 metër shpinë u rendit në në vendin e dytë.

Me këto rezultate, Viki Tafrruku u shpall sportistja e dytë më e mirë e kampionatit. Ndërkohë, edhe pse nuk arriti të fitonte vendin e parë, rezultat të mirë arriti edhe notar tjetër shkodran Skerdi Kroni duke u renditur në vendin e tretë në stilin 100 metër katërnotim për kategorinë Open.

Me vende të treta u nderuan edhe notarët e tjerë të Vllaznisë, Herta Mimaj fitoi në 100 metër katërnotim për kategorinë Open dhe Klea Dedi në kategorinë Open në disiplinën 100 metër shpinë.

Një paraqitje të mirë bëri Vllaznia edhe në garat e stafetave. Në 4 x 50 metër stil i lirë, notaret shkodrane: Viki Tafrruku, Herta Mimaj, Melodi Mimaj, Klea Dedi, Adriel Marku, Frederica Rrotani fituan vendin e dytë për kategorinë Open, ndërsa djemtë me notarët Skerdi Kroni, Joel Golemi, Angelo Rrotani, Kole Rupa vendin e tretë. Të njëjtat vende u fituan edhe në stafetat 4 x 50 metër Mix dhe 4 x 100 metër Mix.

(Video) Pamje nga garat e notarëve të Vllaznisë në Kupën Pavarësia 2026-Tiranë.

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe