Dy ditë nga supersfida e boksit profesionist në mes boksierit shqiptar, shkodranit Nelson Hysa dhe kampionit në fuqi të Agit Kabayel, dy boksierët kundërshtarë së bashku me stafet e tyre teknike janë shfaqur në konferencën e shtypit, ku edhe deklaratat nga dy boksierët kanë qënë optimiste për fitore në ring.

Nga sa është parë, më entuziast dhe me besim në fitore është shfaqur kampioni shkodran Nelson Hysa, i cili vjen pas një përpërgatitje speciale të zhvilluar prej një muaj e gjysëm në Spanjë.
Prej ditës së sotme, në Gjermani, në Dyseldorf ku është planifikuar të zhvillohet sfida në fjalë ka mbërritur edhe stafi i trajnerëve të boksit shkodran, Zef Gjoni, Lazarin Vila dhe Jetmir Kuçi, të cilët i janë bashkuar stafit të huaj, me të cilët Hysa është stërvitur më herët.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me datë 28 nëntor, pikërisht në ditën e festës së 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Merkur Spel Arena Dyseldorf, Gjermani, në një stadium futbolli me kapacitet mbi 50 mijë spektatorë, ku Hysa do të ngjitet në ring për të sfiduar kampionin e botës në peshën e rëndë, Agit Kabayel, për titullin prestigjioz të ËBC-së.
Ndeshja në fjalë është planifikuar të nisë rreth orës 23:00 me orën shqiptare në prani të një numri rekord tifozësh, ku dominojnë ato shqiptarë.
Të dy boksierët vijnë në këtë duel me një bilanc pozitiv. Shkodrani 42 vjeçar Nelson Hysa ka të regjistruar 25 fitore të boksit profesionsit në po kaq ndeshje, ndërkohë që kundërshtari i tij, i lindur dhe i rritur në Gjermani, 34 vjeçari Agit Kabayel, i cili mban edhe titullin botëror vjen me bilancin e 27 ndeshjeve në profesionizëm të mbyllura të gjitha me fitore.
(Video) Pamje nga konferenca e shtypit e prezantimit të dy boksierëve Nelson Hysa dhe kampionit në fuqi të botës Agit Kabayel, prag sfida e 28 nëntorit 2026.
Gaspër MARKU


