(Video) Vllaznia dhe Laçi e mbyllin në barazim pa gola, shtyllat vendosin në “Loro Boriçi”(Superiore-Java e 13-të)

Vllaznia-Laçi  0-0

Vllaznia dhe Laçie mbyllin në barazim pa gola në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, e vlefshme për javën e 13-të të Abisnet Superiore.

Një sfidë e ekuilibruar ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të gjetur rrugën e rrjetës por në fund mungoi konkretizimi.

Shkodranët ishin pranë avantazhit me Latifin i cili provoi portën kundërshtare por topi përfundoi në shtyllë.

Përgjigjja e Laçit erdhi me Kurtin që goditi traversën ndërsa ndërhyrja fantastike e Jukajt ishte vendimtare për të mbajtur portën e paprekur.

Edhe në vijim pati tentativa nga të dyja skuadrat por repartet ofensive nuk arritën të shfrytëzonin rastet e krijuara.

Kështu gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura dhe nga një pikë për secilën skuadër.

Një rezultat që nuk i shërben shumë Vllaznisë e cila humbet mundësinë për t’iu afruar më shumë zonës së sipërme të renditjes dhe për të kapur vendin e katërt.

Nga ana tjetër Laçi largohet nga Shkodra me një pikë të çmuar në luftën për mbijetesë edhe pse vijon të mbajë vendin e fundit.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe