Saturday, November 23, 2024

Lojërat Olimpike Tokio 2020-Tomi Din, medalje ari pasi mundi dy herë Covid

Lexo

“Është vepra më e madhe e jetës sime”, tha britaniku pas triumfit

Nëse Lojërat e Tokios, megjithëse pas dyerve të mbyllura, janë ato të rinisjes së sportit në një nivel global, midis personazheve të kopertinës është padyshim Tom Dean. Notari britanik, për të arritur në Lojërat Olimpike, mundi dy herë Covid-19 dhe në Japoni ai arriti të triumfojë në 200 m stil të lirë. “Është vepra më e madhe e jetës sime – tha ai i ngazëllyer – të kesh këtë medalje në qafë është një ëndërr që bëhet realitet”.

Tre muaj para sfidës së madhe, ai ishte I izoluar në shtëpi. Për të ishte përvoja e dytë me Covid në vetëm katër muaj por këtë herë, ndryshe nga e para, simptomat ishin të gjitha aty. Në fakt, para se të kthehej në pishinë, u deshën 7-8 javë dhe Tokio dukej “miliona kilometra” larg.

Dean, i lindur në 2000, nuk ka qenë kurrë në rrezik për jetën “por kur ju luani një sport që është mjaft i rëndë për sistemin kardiovaskular, dhe shihni se jeni duke u kollitur dhe sëmundja po prek mushkëritë tuaja, shqetësoheni se si mundeni të rindërtoni të ardhmen tuaj”, tregon notary. Pyetja e vetme në kokën e Dean ishte: “Si mund të kryej një bllok pune të fortë përpara kualifikueseve olimpike?”.

Gjithçka dukej se ishte zhdukur, por përgjigja erdhi nga trajneri i tij, David McNulty i cili kurrë nuk hoqi dorë nga ftesa e 21-vjeçarit. Fitorja e tij ishte një befasi edhe brenda ekipit të GB. Në fakt, më i favorizuari për medaljen e artë ishte shoku i tij i ekipit, Duncan Scott, i cili në vend të kësaj përfundoi argjendi vetëm 0.04 sekonda larg për një dyshe të pabesueshme që britanikët kishin pritur që nga viti 1908. “Është me të vërtetë një fitore e veçantë “, tha Scott duke i dhënë kreditet mikut të tij rival.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img