Vllaznia-Merkato / Kuqeblutë firmosin me sulmuesin kroat, Ante Aralica

Vllaznia vijon të jetë aktive në merkato. Sulmuesi që përflitej prej disa ditësh që do të bëhej pjesë e Vllaznisë tashmë është bërë realitet. Bëhet fjalë për kroatin, Ante Aralica, të cilin e konfirmoi pas ndeshjes me AEL Limassol, edhe sponsori Alban Xhaferi.

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Ante Aralica. Sulmuesi 25 vjeçar kroat do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme. Ëelcome Ante!”, shkruhet nmë orët e paradites së premte në postimin zyrtar të KF Vllaznia.

Nga sa bëhet e ditur, 25 vjeçari Ante Aralica ka një shtatëlartësi prej 1.90 metra dhe në sezonin e kaluar është aktivizuar në kampionatin rumun me ekipin Hermannstadt të Kategorisë së Parë.

Ndërkohë, në CV-në e tij, citohet se Aralica më herët ka qënë pjesë e kampionatit kroat me ekipet NK Lokomotiva dhe NK Rudes, ndërkohë që është aktivizuar edhe me ekipin Lokomotiv Plovdiv të kampionatit bullgar.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu