Friday, November 22, 2024

Kuksianët kërkojnë shansin në Shkodër. Të dielen, ora 13.45, Kukësi-Partizani në “Loro Boriçi”

Lexo

Java e parë e Superligës së futbollit shqiptar nuk ishte aspak e mirë për skuadrën kuksiane. Formacioni verior i drejtuar nga tekniku Skender Gega ka dështuar në start duke u mundur nga Tirana me rezultatin 2 me 0. Një humbje që është analizuar gjatë nga ana e stafit teknik, ku trajneri Gega dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi kanë kërkuar nga skuadra që reagimi të vijë menjëherë duke filluar nga ndeshja e radhës me Partizanin.

Akomodimi në “Gardenland Resort” stervitje në fushën sportive të KF Murlani

Problemet me terrenet sportive në kryeqytet kanë detyruar verilindorët që për ndeshjen e javës së dytë të Superliges të shtegtojnë në një stadium tjetër. Dhe është zgjedhur stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës që Kukësi si pritës ta luajë këtë sfide. Një përballje interesante, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme, jo vetem për Kukësin kur kemi parasysh humbjen në javën e parë me Tiranën, por edhe për Partizanin i cili edhe ai vjen në Shkodër pas humbjes në javën e parë përballë Kastriotit të Krujës. Në pritje të sfides së neserme që do të luhet në 13.45, paraditen e së shtunës, ekipi i Kukësit ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës, por akomodimin ka preferuar ta rezervojë pak kilometra pa u futur në qytet, aty ku në të majtë të autostrades, në Barbullush, gjendet “Gardenland Resort”, një nga komplekset turistike më të spikatura të vendit tonë. Resort i cili kohët e fundit ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me Federatën Shqiptare të Futbollit për grumbullimin e ekipeve kombëtare të të gjitha kategorive. Pa humbur kohë, në orët e mesdites, atëherë kur është planifikuar të luhet edhe sfida Kukësi-Partizani, tekniku Gega ka zhvilluar edhe seancen e fundit të kësaj pragndeshje. Seance kjo e zhvilluar në fushën sportive të KF Murlani, pjesë e organikes së kompleksit turistik “Gardenland Resort” me administrator vëllezërit Përparim dhe Bledi Rraboshta. Përrreth 60 minuta dhe diçka më shumë, profesor Gega ka patur rastin të aplikojë gjthçka ka projektuar për sfiden e së dieles me Partizanin.

Objektivi, vetem fitore

Veriu Sport ishte prezent në fushën sportive të KF Murlani duke e ndjekur nga afër seancen stervitore të Kukësit dhe në kontaktet me pjesëtarë të stafit teknik, një pjesë të titullarëve, por edhe presidentin e nderit të klubit, Safet Gjici që vizitoi dhe zhvilloi një takim me skuadrën në “Gardenland Resort”,  konstatoi se në kampin kuksian ekziston një mobilizim maksimal, entuziazem dhe besim se do ta kalojnë me sukses këtë ndeshje duke u larguar nga Shkodra me një fitore tre pikëshe.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img